Site icon Telegrafi

Havertz talenti që po çmend gjithë Evropën, 10 klube të mëdha duan transferimin e gjermanit

Kai Havertz është shpresa e madhe e futbollit gjerman.

Talenti i jashtëzakonshëm i Bayer Leverkusen e ka nisur në mënyrë perfekte edhe edicionin e ri në Bundesliga.

Në tri ndeshjet e para dy në kampionat dhe një në Kupë, Havertz ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Kai Havertz. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

20-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane që janë duke tentuar transferimin e tij.

Pesë është numri i skuadrave angleze që e duan lojtarin, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal janë të gatshëm të shpenzojnë për të.

Në anën tjetër mesfushori ofensivë po kërkohet edhe nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Por favoriti kryesor për transferimin e tij mbetet kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, ndërsa në garë është edhe PSG.

Kai Havertz. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Bayer Leverkusen e vlerëson momentalisht xhevahirin e tyre 100 milionë euro, shumë që pritet të rritet ende.

Leverkusen po i reziston këtë afat kalimtar ofertave pasi presin që Havertz të ketë një tjetër edicion të mirë dhe vlera e tij të rritet në 150 milionë deri në verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version