Site icon Telegrafi

Haaland përpilon listën me gjashtë klubet ku mund të transferohet, përjashton Bayernin dhe Chelsean

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka përpiluar një listë të shkurtër të klubeve që dëshiron të bashkohet me to, duke larguar nga lista klube si Bayern Munichu dhe Chelsea.

Ylli norvegjez është një nga emrat më të nxehtë në futbollin botëror, pasi ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje për klubin dhe vendin deri më tani këtë sezon.

Emri i tij ka qenë shumë i lakuar në dy afatet e fundit kalimtar, ku shumë klube janë lidhur me një transferim të tij.

Lexo po ashtu Raiola: Vetëm dhjetë klube në botë mund ta blejnë Haalandin, katër prej tyre janë në Ligën Premier

Megjithatë, 20-vjeçari thuhet se ka shkurtuar listën e klubeve ku dëshiron të transferohet.

Sipas gazetës gjermane BILD, Haaland i ka larguar gjysmën e ekipeve nga lista e dëshirave, ndër to edhe anglezët e Chelseat dhe gjermanët e Bayern Munichut.

Sulmuesi thuhet se do të nënshkruajë vetëm për Liverpool, Manchester City ose Manchester United në Ligën Premier, ndërsa ai është gjithashtu është i interesuar të nënshkruaj edhe për Real Madridin, Barcelonën ose Juventusin.

Lexo po ashtu “Formacioni i ëndrrave” i Manchester Unitedit me tri transferime të reja në verë

Raporti shton se Haaland dëshiron të bashkohet vetëm me ‘një klub absolutisht të madh’ dhe kjo sugjeron që Chelsea nuk hyn në këtë kategori sipas tij.

Kjo vjen pas raporteve që pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ishte i gatshëm të paguante para për të afruar sulmuesi i madh në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Exit mobile version