Telegrafi

Guardiola konfirmon se City po shikon tre apo katër futbollistë të rinj për t’i transferuar në verë

Pep Guardiola (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City po kërkon të forcohet në tre ose katër pozicione në afatin e transferimeve të verës.

Kampioni aktual i Ligës Premier është njëra nga skuadrat me organikën më të kompletuar, por Guardiola ka konfirmuar se një mbrojtës i majtë i ri është një mundësi  pas shqetësimeve mbi lëndimet e Benjamin Mendyt.

City po kërkon gjithashtu edhe një mesfushor me tipare mbrojtës, ndërsa Goal.com raporton se ata po shikojnë gjithashtu një qendërmbrojtës të ri dhe një sulmues gjithashtu.

Lexo po ashtu Man City nënshkruan kontratë 10-vjeçare me kompaninë Puma, bëhet klubi i dytë anglez më përfitimet më të larta  

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por po mendojmë për mundësinë për të gjetur dikë në atë pozitë, por nuk e di”.

Guardiola do ende përforcime për ekipin e tij (Getty Images)

“Ka tri apo katër pozicione, të cilat mendoj se duhet të përpiqemi të kërkojmë dhe kemi disa ide”.

“Nuk e di në fund se çfarë do të ndodhë, por është një opsion, po, për të blerë një mbrojtës të majtë”, ka thënë Guardiola në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së sotme.

Lexo po ashtu City ka ndarë 140 milionë euro për transferimet e reja, Declan Rice lojtari i pari në listën e Guardiolës

Goal.com raporton se Ben Chilwell i Leicester Cityt është një opsion për krahun e majtë, ndërsa City po vështron gjithashtu edhe sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic.

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs De Ligt është një objektiv afatgjatë për qendrën e mbrojtjes, ndërsa si pasues i Fernandinhos shihet njëri nga Ruben Neves i Wolves apo Tanguy Ndombele i Lyonit. /Telegrafi/