Talenti i Manchester Unitedit, Mason Greenwood është lojtari i fundit që ka thënë fjalën e tij në debatin më të gjatë të futbollit se cili është më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Debati i vjetër midis dy më të mëdhenjve të futbollit modernë, të cilët kanë 11 Topa të Artë së bashku, nuk ka të ngjarë të zhduket kurrë.
Edhe me Messin si 34-vjeçar dhe Ronaldon si 36-vjeçar, nuk ka gjasa që ne të ndalojmë së debatuari se cili është më i mirë edhe kur ata të dalin në pension.
Një lojtar që do të shpresojë të marrë fanellën e një prej më të mirëve në botë një ditë është sulmuesi i Unitedit, Greenwood, i cili me vetëm 19 vjet është tashmë një titullar i rregullt i ekipit të Ole Gunnar Solskjaer.
Adoleshenti anglez nuk ka ndonjë paragjykim as ndaj Ronaldos, me gjithë qëndrimin e tij në Old Trafford, me Greenwood që në të vërtetë zgjedh Messin.
Mason Greenwood weighs in on the Messi/Ronaldo debate 👀🍿 pic.twitter.com/Fy1AJcX7qG
— GOAL (@goal) July 22, 2021
“Për mua, gjithmonë duhet të jetë Messi. Për mua, ai është thjesht nga një planet tjetër”, ka thënë fillimisht Greenwood për MUTV.
“Ronaldo është padyshim i mahnitshëm, një futbollist fizik, atlet i shkëlqyeshëm. Por, për të bërë atë që Messi bën në madhësinë e tij, atë që ai ka bërë për Barcelonën dhe fitimin e këtij trofeu për Argjentinën, ai është thjesht në një nivel tjetër”, përfundoi anglezi.
Greenwood ishte duke iu referuar trofeut të Copa America që legjenda e Barçës fitoi së fundmi me Argjentinën, trofeu i tij i parë me vendin në një turne të madh që nga viti 1993.
Mungesa e suksesit të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë me ekipin kombëtar ishte një nga gjërat e pakta që ishin ‘kundër’ në debatin ndaj Ronaldos, veçanërisht pas triumfit të portugezit në Euro 2016. /Telegrafi/