Telegrafi

GdS parashikon tetë skuadrat e para në Serie A për sezonin 2018/19

Me fillimin e sezonit 2018/19 në Serie A kanë filluar edhe parashikimet se si do të përfundojnë kampionatin skuadrat e mëdha.

Një nga gazetat më të mëdha dhe serioze në Itali, Gazzetta dello Sport, tashmë ka dhënë parashikimin e saj.

Pasi GdS është një nga mediumet më serioze në botë parashikimet e saj gjithmonë marrin vëmendje të madhe.

Gazeta në fjalë kampion të Serie A për sezonin e ri e ka parashikuar Juventusin, gjë që nuk është ndonjë befasi duke parë fondin e lojtarëve që ka Zonja e Vjetër.

Në vendin e dytë ka parashikuar Interin, në të tretin Romë, kurse vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve ia ka besuar Milanit.

Lexo po ashtu Lojtarët e Chievos do ndihen të varfër para Ronaldos, rrogat e tyre as nuk i afrohen asaj të CR7

Ndërsa dy pozitat që dërgojnë në Ligën e Evropës janë të rezervuara për Napolin dhe Lazion.

Fiorentina parashikohet se do të përfundojë sezonin si e shtata, kurse Atalanta në vendin e tetë. /Telegrafi/