Giorginio Wijnaldum po kalon ditët e fundit si futbollist i Liverpoolit.
Mesfushori holandez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj me The Reds.
Por e ardhmja e holandezit vazhdon të jetë e paqartë pasi ka shumë oferta para vetës.
Wijnaldum ka oferta nga skuadrat e pesë ligave më të forta evropiane. Barcelona thuhej se kishte një marrëveshje me të, por ende asgjë nuk ka zyrtare.
Transferimi i tij në Camp Nou varet kryrsisht nga qëndrimi i trajnerit holandez Ronald Koeman.
Serie A mbetet një destinacion mëse i mundshëm për lojtarin pasi të gjitha skuadrat e mëdha si Roma, Inter, Juventus e Milan e duan atë.
Wijnaldum ka oferta edhe nga Ligue 1 dhe Bundesliga, pasi dy skuadrat më të fuqishme në këto kampionate, PSG e Bayern Munich e duan atë.
Ndërkohë nuk përjashtohet as qëndrimi në Ligën Premier, me Pep Guardiolën që e do holandezin në Manchester City. /Telegrafi/