Algoritmet dhe analizat e vlerave të lojtarëve, që bën të ditur nga CIES, shpesh nxjerrin përfundime interesante sa i përket vlerave të lojtarëve.
CIES e ka publikuar një listë të njëqind lojtarëve me vlerën më të lartë të tregut në të gjitha pesë ligat më të mëdha.
Në analizat e fundit janë marrë në konsideratë mosha, kufizimet e kontratës, pozicioni i lojës, minuta e luajtur, golat e shënuara, aktiviteti i ekipit kombëtar dhe rezultatet e ekipit.
Portier
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Alisson Becker është mes të shtyllave.
Portieri i Jurgen Klopp vlen 107.5 milionë euro. Pas tij vjen portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, që ka shifër 95.2 milionë euro.
Mbrojtja
Në mbrojtje, Liverpool dominon. Në të djathtë është Trent Alexander-Arnold , i cili do të kushtojë 130.2 milion euro, ndërsa në të majtë skocezi Andrew Robertson (88.3 milion euro).
Në qendër janë Virgil Van Dijk dhe Aymeric Laporte.
Mesfusha
Të tre në mesfushë janë Bernardo Silva (136.9 milionë euro), Phillipe Coutinho (129.4 milion euro) dhe Paul Pogba (125.1 milionë euro).
Sulmi
Siç u përmend më parë Kylian Mbappé (252 milionë euro), Mohamed Salah (219.6m) dhe Raheem Sterling (207.8m), janë në sulm.
Pas një kohë të gjatë mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Vlera e formacionit më të mirë
Tre lojtarët kryesorë dhe më të shtrenjtë në listë janë Kylian Mbappé, Mohamed Salah dhe Raheem Sterling.
Të gjithë janë në formacionin më të shtrenjtë që renditet 4-3-3.
Edhe pse mungojnë emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, vlera totale e formacionit është 1,614,300,000 euro.
/Telegrafi/