Telegrafi

Formacioni më i shtrenjtë me lojtarët pjesëmarrës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur, Ajax, Barcelona dhe Liverpool janë katër skuadrat pjesëmarrëse në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Faqja e specializuar për informacionet të futbollit, Transfermarkt, e ka përpiluar formacionin më të shtrenjtë të futbollistëve që luajnë në fazën gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Në njëmbëdhjetëshin e publikuar në faqen zyrtare në Instagram, çmimin më të lartë e ka Lionel Messi (160 milionë euro), ndërsa ndiqet nga Mohamed Salah (150 milionë euro) dhe Harry Kane (milionë euro).

(Foto: Instagram/transfermarkt_official)

Çmimin më të vogël në këtë formacion e ka mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Sergi Roberto (55 milionë euro).

Përpilimi i këtij formacioni është bërë duke u bazuar në vlerën aktuale të këtyre lojtarëve në treg. /Telegrafi/