Telegrafi

Formacioni i sezonit në LK: Prinë Reali me katër futbollistë, por ka edhe befasi në të (Foto)

“Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonin në Ligën e Kampionëve, ku dominohet nga futbollistët e Real Madridit.

Portali i njohur sportiv, “Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonin të fundit të Ligës së Kampionëve të fituar nga Real Madridi.

Pikërisht Mbretërit janë skuadra që përfaqësohen me më shumë futbollistë, plot katër madrilen kanë zënë pjesë në këtë formacion, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Festa e Mbretërve pas triumfit në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Heroi i Reali, Cristiano Ronaldo, mbrojtësit Sergio Ramos e Marcelo dhe gjermani Toni Kroos janë pjesë e tij, por befasuese është mungesa e dy mesfushorëve të tjerë, Luka Modric e Casemiro, që ishin po aq të rëndësishëm në triumfin e madrilenëve.

Pas Realit vjen Juventusi me tre futbollistë në formacion, teksa pas tyre radhiten Barcelona me dy, dhe Bayern Munich e Borussia Dortmund me nga një. /Telegrafi/

Formacioni i sezonit nga “Goal.com”: