Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës pas ndeshjeve të para grupore të zhvilluara këtë mesjavë.

E marta dhe e mërkura ka dhuruar emocione dhe ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve, ku nuk munguan befasitë.

Megjithatë, shumica e ekipeve favorite fituan dhe yjet e mëdha shkëlqyen duke treguar klasin e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Kështu, tifozët e futbollit kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të UEFA-s për të votuar për formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Atalanta me tre lojtarë është klubi që ka më shumë të përfshirë në formacionin e javës, ndërsa pasohet nga Bayern Munichu dhe Barcelona me nga dy.

RB Leipzig, RB Salzburg, Liverpool dhe Shakhtar Donetsk kanë nga një lojtarë në formacionin më të mirë.

Më poshtë keni formacionin e javës në Ligën e Kampionëve:

/Telegrafi/