Telegrafi

Formacioni i kombinuar për “Derby della Madonnina” (Foto)

Derbi më i madh lokal në Italia, në mes të Interit dhe Milani i njohur ndryshe si “Derby della Madonnina” do të zhvillohet sonte (e diel) në mbrëmje.

Ethet e derbit të madh lokal mes Interit dhe Milanit sa vijnë e rriten, pasi kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në fillimin e tij.

Mbrëmja e së dielës është koha kur dy skuadrat e mëdha italiane do të ndeshen mes vete në “Derby della Madonninnan” e parë të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Janë shitur të gjitha biletat për derbin Inter – Milan, zikaltrit vendosin rekord përfitimesh në futbollin italian

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave pritet të filloj nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Giuseppe Meazza me Nerazzurrët si vendas.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti vjen në këtë sfidë me motivim të lartë pasi nga shtatë ndeshjet e para ende nuk kanë humbje në kampion, me gjashtë fitore dhe një barazim.

Lexo po ashtu Icardi: Derbi ndaj Milanit do të jetë i zjarrtë

Në anën tjetër, skuadra e Vincenzo Montellas ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe do ta ketë më të vështirë pasi po përjeton formë të luhatshme në këtë fillim sezoni.

Mediat italiane kanë filluar të shkruajnë shumë për këtë ndeshje, ndërsa kanë publikuar edhe një formacion të kombinuar për këtë “Derby della Madonnina”.

Në këtë formacion me vendosje 3-5-2, Interi përfaqësohet me shtatë futbollistë, ndërsa Milani ka katër në përbërje. /Telegrafi/

Portier: Samir Handanovic

Qendërmbrojtës: Joao Miranda

Qendërmbrojtës: Leonardo Bonucci

Qendërmbrojtës: Milan Skriniar

Mesfushor-qendror: Franck Kessie

Mesfushor-qendror: Borja Valero

Mesfushor-sulmues: Suso

Anësor i djathtë: Antonio Candreva

Anësor i majtë: Ivan Perisic

Qendërsulmues: Mauro Icardi

Qendërsulmues: Andre Silva