Telegrafi

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve – Dominojnë lojtarët e Bayernit, aty edhe Messi (Foto)

Lionel Messi (Getty Images)

Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin e javës në ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt.

Gjatë të martës dhe mërkurës mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e para të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma luajtën Chelsea dhe Barcelona, ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa ndeshja tjetër mes Bayern Munich dhe Besiktar përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultat 5-0.

Lexo po ashtu Formacioni i javës së kaluar në Ligën e Kampionëve

Edhe të mërkurën mbrëma pati ndeshje interesante, ku Sevilla dhe Manchester United luajtën pa gola 0-0, ndërsa Shakhtari mposhti Romën me rezultat 2-1.

Nga këto katër ndeshje interesante të zhvilluara është zgjedhur edhe formacioni i javës nga Liga e Kampionëve.

Lewandowski dhe Muller janë dy nga pesë lojtarët e Bayernit (Foto: Twitter)

Është skuadra e Bayernit, e cila dominon këtë formacion me plot pesë futbollistë pjesë e tij.

Lexo po ashtu Barazojnë Chelsea dhe Barca, Messi shënoi golin e parë ndaj Bluve

Pas Bayernit vinë Djajtë e Kuq me dy futbollistë në formacion, ndërsa Chelsea, Shakhtari dhe Roma kanë nga një futbollistë.

Edhe Barcelona përfaqësohet me një futbollist dhe ai është ylli Lionel Messi, i cili shënoi golin e barazimit në Stamford Brige. /Telegrafi/

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: