Telegrafi

Zyrtare: FIFA zgjedh formacionin më të mirë të vitit, dominohet nga futbollistët e Realit (Foto)

FIFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2017, ku dominohet nga pesë lojtarë të Real Madridit.

Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale dhe ekipore.

FIFA tani ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë për vitin 2017.

Në formacionin e zgjedhur nga FIFA, ku Real Madridi dominon me pesë futbollistë.

Barcelona ka dy futbollistë, Paris Saint-Germain gjithashtu dy futbollistë dhe Juventusi dhe Milani nga një futbollistë.

Formacioni më i mirë: Buffon; Alves, Bonucci, Ramos, Marcelo; Iniesta, Kross, Modric; Messi, Neymar; Ronaldo/Telegrafi/