Site icon Telegrafi

FIFA shpall formacionin më të mirë të vitit – dominon Man City me gjashtë lojtarë

Gjashtë lojtarë të Manchester Cityt janë bërë pjesë të formacionit më të mirë të vitit 2023, teksa Lionel Messi është përfshirë për herë të 17-të në karrierë.

36-vjeçari në fakt është pjesë e 11-të më të mirëve që nga koha kur luante me yjet si Ronaldinho, Eto’o, Henry në vitin 2006.

John Stones, Kyle Walker, Bernardo Silva, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior janë bërë pjesë e këtij formacioni për herë të parë.

Formacioni i këtij viti u monopolizua nga Manchester City, teksa përveç lojtarëve që përmendëm më lartë aty u përfshinë edhe Ruben Dias, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland.

Lexo po ashtu Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA

Thibaut Courtois tashmë për herë të dytë radhazi mes dy shtyllave, ndërsa Kylian Mbappe kompletoi përfshirjen e tij në formacion për herë të katërt.

Përzgjedhja e këtij formacioni u bë falë votave nga 28 mijë futbollist profesionist nga 69 shtete të ndryshme.

FIFA u dha akses lojtarëve përmes një platforme unike dhe digjitale për të votuar për çdo pozitë.

Formacioni i plotë: Courtois, Stones, Walker, Dias, Silva, Bellingham, De Bruyne, Haaland, Mbappe, Messi, Vinicius./Telegrafi/

Exit mobile version