Telegrafi

“Është një kampionat që më mungon”, Ibrahimovic paralajmëron rikthimin e bujshëm në kampionatin suedez te Malmo

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk do të qëndrojë gjatë në kampionatin amerikan MLS.

Sulmuesi suedez iu bashkua skuadrës amerikane Los Angeles Galaxy në muajin mars të këtij viti nga Manchester United.

Kontrata aktuale e suedezit me gjigantin amerikan skadon në 31 dhjetor të vitit 2020.

Por duket se Ibrahimovic do të vazhdoj të luaj futboll edhe pas vitit 2020.

36-vjeçari ka pranuar se i ka ardhur një ofertë nga ish-skuadra e tij Malmo për ta mbyllur karrierën e tij në vendlindje.

“Kam marrë një ofertë dhe te Malmo dëshirojnë që unë të kthehem në shtëpi dhe ta përfundojë karrierën”, tha Ibrahimovic.

Ibra nuk ia ka mbyllur derën pasi po i pëlqen si ide rikthimi në shtëpi dhe të fitojë me Malmon pasi kampionati suedez i mungon.

Ibrahimovic sa ishte pjesë e Malmos

“Nuk e di nëse do të kthehem, nuk ia mbyll dyert kësaj oferte. Është një kampionat që më mungon dhe të shohim”, ka thënë suedezi.

Ish-sulmuesi i skuadrave të mëdha si Juventus, Barcelona, Milan, Inter, PSG, Ajax e Manchester United ka ironizuar me ata që nuk besuan në fillim tek ai.

“Më e bukura është kur e kujtoj se në fillim të karrierës, thanë të gjithë është një lojtar i mirë por që nuk shënon gola, tani besoj se kanë përgjigjen”, tha Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez javën e kaluar ka arritur numrin magjik të 500 golave në karrierën e tij. /Telegrafi/