Site icon Telegrafi

E kërkon gjysma e Evropës, Sky zbulon skuadrën e re të Havertz – do të transferohet për 100 milionë euro

Kai Havertz do të ndërrojë skuadër në verë, por jo edhe kampionat.

Super talenti gjerman ka vendosur përfundimisht të largohet nga Bayer Leverkusen pas katër viteve qëndrim në ekipin e parë.

20-vjeçari kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Bayern Munichun, Manchester United, Chelsean, Arsenalin, Liverpoolin, Real Madridin, Juventusin, Barcelonën dhe Paris Saint Germain.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë përsëri në vendlindje, por tani te Bayern Munich.

Ka qenë televizioni Sky në Gjermani që ka raportuar se dëshira e lojtarit është të bashkohet me Bayernin në verë.

Kai Havertz . (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)

Trajneri i Bayernit, Hans-Dieter Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Havertz në verë para Leroy Sanes.

Kësisoj drejtuesit e gjigantëve gjerman tanimë kanë filluar negociatat me Leverkusenin për transferimin e mesfushorit ofensivë në Allianz Arena.

Havertz pritet t’i bashkohet Bayernit për 100 milionë euro, pasi Leverkusen nuk dëshiron të dëgjoj për ofertë më të ulët.

Në momentin që do të zyrtarizohet ky transferim, atëherë Havertz do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Bundesligës. /Telegrafi/

Exit mobile version