Mediat spanjolle kanë publikuar formacionin më të shtrenjtë të verës.
Në mesin e tyre gjenden emrat e dy shqiptarëve, përkatësisht të Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit.
Këta të dy janë transferuar në skuadrën e Ligës Premier të Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar të verës, transmeton Telegrafi.
Në mesin e futbollistëve janë edhe Bravo, M.Alonso, Bailly, Stones, Pogba, Jao Mario, Hulk, Higuain dhe Sane.
Vlen të theksohet se kjo 11-she kap vlerën komplete prej 600 milionë eurosh. /Telegrafi/