Sot (e martë) zhvillohet ndeshjet e gjashta apo të fundit në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24.
Grupeve të Ligës së Kampionëve po u vjen fundi dhe sot është momenti i fundit për disa klubet për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
Grupi A është më interesanti pasi tri klube janë në garë për vendin e dytë. Manchester Unitedi synon fitore ndaj Bayern Munichut për të pritur pastaj një barazim në ndeshjen Copenhagen-Galatasaray, pasi fitorja në këtë ndeshje do ta dërgonte tutje skuadrën fituese.
Four knockout stage spots still up for grabs 👀#UCL pic.twitter.com/ZxhiJZWUrU
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 11, 2023
Në Grupin C, Napoli do të tentoj ta mposht ose të luajë baras në shtëpi me Bragën për të siguruar kalimin tutje, ndërsa Union Berlini me një fitore ndaj Real Madridit mund ta marrë pozitën e tretë që i dërgon në Ligën e Evropës.
Interi synon fitore ndaj Real Sociedadit për t’u bërë ‘kokë’ e Grupit D, ndërsa Salzburg-Benfica luhet për prestigj.
Ndeshjet e Grupit B në mes të PSV-Arsenal dhe Lens-Sevilla luhen pa pretendime pasi Arsenali dhe PSV kanë siguruar dy pozitat e para, ndërsa Lens vetëm në rast humbje, mund ta humb pozitën e tretë. /Telegrafi/