Site icon Telegrafi

Dhjetë skuadrat që shesin më së shumti fanella në botë

Agjencia ndërkombëtare e marketingut sportive “Euroamericas”, ashtu si çdo vit ka publikuar sot renditjen e 10 skuadrave që shesin më shumë fanella në botë.

Kjo renditje bëhet në bazë të të dhënave zyrtare që japin kompanitë e veshjeve sportive. Në krye të renditjes ndodhet skuadra e Barcelonës, që ka një rritje me 32% krahasuar me vjet.

E megjithatë, ekipi që ka pësuar rritjen më të madhe të shitjes së fanellave zyrtare është Bayern Mynih, me 40% krahasuar me një vit më parë

Për herë të parë në “Top-10” ekipet që shesin më shumë fanella është skuadra e Atletico Madrid. Ajo që bie në sy është se në këtë listë të 10 ekipeve që shesin më shumë fanella janë të gjitha skuadra evropiane, që vijnë nga 5 shtete: Angli, Spanjë, Gjermani, Francë dhe Itali.

Ky numër i madh fanellash të shitura përkthehet me më shumë të ardhura në arkat e këtyre klubeve, që po dominojnë sot në futboll.

Renditja e skuadrave që shesin më shumë fanella:
1 – Barcelona (Spanjë), 3.637.000 (+32% krahasuar me vjet)
2 – Bayern Munich (Gjermani), 3.312.000 (+40% krahasuar me vjet)
3 – Chelsea (Angli), 3.102.000 (+39% krahasuar me vjet)
4 – Manchester United (Angli), 2.977.000 (+34% krahasuar me vjet)
5 – Real Madrid (Spanjë), 2.866.000 (+11% krahasuar me vjet)
6 – PSG (Francë), 2.212.000 (+21% krahasuar me vjet)
7 – Arsenal (Angli), 2.055.000 (+29% krahasuar me vjet)
8 – Atletico Madrid (Spanjë), 1.977.000 (hera e parë në Top-10)
9 – Juventus (Itali), 1.678.000 (+35% krahasuar me vjet)
10 – Milan (Itali), 1.287.000 (+24% krahasuar me vjet)

Exit mobile version