Liverpooli e ka fituar gjyqin ndaj New Balance që do u lejoj që në vitin e ardhshëm të kërkojnë një sponsor të ri.
Kampionët evropianë iu është ofruar një marrëveshje pesë-vjeçare prej 30 milionë funtesh në vit nga Nike, derisa argumentuan se New Balance nuk mund të përputhet me ofertën e Nike në lidhje me marketingun dhe shpërndarjen e produkteve të klubit.
Nëse The Reds e nënshkruajnë marrëveshjen me markën e njohur pas 20 majit të vitit 2020, atëherë do të fitojnë edhe më pak se marrëveshja aktuale.
Lista e dhjetë klubeve që fitojnë shuma të majme nga sponsorizimi i fanellave:
10) Juventus – €93m në vit (€51m nga Adidas, €42m ngaJeep)
9) Liverpool – €98.5m në vit (€52.1m nga New Balance, €46.3m nga Standard Chartered)
8) Arsenal – €104.2m në vit (€57.9 nga Adidas, €46.3 ngaEmirates)
7) Bayern Munich – €106m në vit (€66m nga Adidas, €40m nga T-Mobile)
6) Chelsea – €115.8m në vit (€69.5m nga Nike, €46.3m nga Yokohama)
5) Manchester City – €127.4m në vit (€75.3m nga Puma, €52.1m nga Etihad)
4) Paris Saint-Germain – €135m në vit (€75m nga Nike, €60m nga Accor Live Limitless)
3) Barcelona – €160m në vit (€105m nga Nike, €55m nga Rakuten)
2) Manchester United – €161m në vit (€86.9m nga Adidas, €74.1m nga Chevrolet)
1) Real Madrid – €190m në vit (€120m nga Adidas, €70m nga Emirates). /Telegrafi/