Site icon Telegrafi

Dhjetë blerjet më të mëdha deri më tani në Ligën Premier – Havertz më i shtrenjti

Afati kalimtar i verës në Ligën Premier ka sjell shumë befasi, ndërsa nuk kanë munguar as blerjet e mëdha dhe interesante.

Liga Premier ka vazhduar edhe këtë afat kalimtar të jenë mbretër të transferimeve dhe shpenzime.

Klubi më aktiv ka qenë padyshim Chelsea që ka kryer gjashtë blerje të mëdha, ku katër nga to janë në ‘top 10’ blerjet më të shtrenjta të këtij afati.

Lexo po ashtu ‘Mbretërit’ e afatit kalimtar veror – Chelsea me skuadrën e krijuar mund të synojnë të fitojë gjithçka sezonin e ardhshëm

Mediumi Sky Sport ka përpiluar një listë me dhjetë blerjet më të shtrenjta të kësaj vere, ku Kai Havertz kryeson listën.

Në listë gjenden edhe emra tjerë si Timo Werner, Ben Chilwell, Nathan Ake dhe Donny Van de Beek.

Më poshtë Telegrafi ua sjell listën me dhjetë blerjet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar.

10.Rordigo (sulmues) – Nga Valencia te Leeds United: 30 milionë euro

9.Ollie Watkins (sulmues) – Nga Brentford te Aston Villa: 30.8 milionë euro

8.Giovani Lo Celso (mesfushor) – Nga Real Betis te Tottenham: 32 milionë euro

7.Donny van de Beek (mesfushor) – Nga Ajax te Manchester United: 39 milionë euro

6.Fabio Silva (sulmues) – Nga Porto te Wolverhampton: 40 milionë euro

5.Hakim Ziyech (sulmues) – Nga Ajax te Chelsea: 40 milionë euro

4.Nathan Ake (mbrojtës) – Nga Bournemouth te Manchester City: 45.3 milionë euro

3.Ben Chilwell (mbrojtës) – Nga Leicester City te Chelsea: 50.2 milionë euro

2.Timo Werner (sulmues) – Nga RB Leipzig te Chelsea: 53 milionë euro

1.Kai Havertz (sulmues) – Nga Bayer Leverkusen te Chelsea: 80 milionë euro

/Telegrafi/

Exit mobile version