Telegrafi

Datat e ndeshjeve të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, ndeshjet e para do të luhen në shkurt

Është hedhur shorti për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Shorti ka dashur që të ketë përballje tejet interesante, ku ato anglezo-spanjolle veçohen.

Kampioni aktual i Evropës, Liverpool do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa Manchester City luan ndaj Real Madridit.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Bayern Munich e Chelsea si dhe Barcelonës me Napolin.

Lexo po ashtu Hidhet shorti i 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, përballje të zjarrta anglezo-spanjolle

Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt ku janë datat, 18, 19, 25 dhe 26 shkurt.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen një muaj më vonë, më saktësisht më 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Skuadrat fituese të grupeve ndeshjet e para do t’i luajnë në udhëtim. /Telegrafi/