Është hedhur shorti për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.
Shorti ka dashur që të ketë përballje tejet interesante, ku ato anglezo-spanjolle veçohen.
Kampioni aktual i Evropës, Liverpool do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa Manchester City luan ndaj Real Madridit.
Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Bayern Munich e Chelsea si dhe Barcelonës me Napolin.
Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt ku janë datat, 18, 19, 25 dhe 26 shkurt.
Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen një muaj më vonë, më saktësisht më 10, 11, 17 dhe 18 mars.
Skuadrat fituese të grupeve ndeshjet e para do t’i luajnë në udhëtim. /Telegrafi/