Site icon Telegrafi

Chelsea rivalizon klubet e mëdha për transferimin e Donnarummas

Chelsea i është bashkuar garës për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Portieri aktual, Kepa Arrizabalaga pritet të largohet nga Stamford Bridge këtë verë pas raporteve jo të mira me transferimin Frank Lampard.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Lampard ka shënjestruar portierin e Milanit, Donnrumma, si zëvendësimin ideal për Arrizabalagan.

Lexo po ashtu Chelsea ka gati 200 milionë funte për transferimin e tre yjeve nga Serie A

Por, londinez do të duhet të djegin konkurrencë të fortë për të nënshkruar me portierin e Rossonerëve.

Kjo pasi Donnarumma ka qenë që një kohë të gjatë i lidhur me klub tjera të mëdha si Paris Saint-Germain, Juventus dhe Real Madrid.

Lexo po ashtu Milani pritet të përballet me probleme për rinovimin e kontratave të klientëve të agjentit Mino Raiola

21-vjeçari ka një kontratë deri në qershor 2021 në San Siro dhe Milani do të diskutojnë mundësinë e rinovimit me agjentin e tij Mino Raiola në muajt e ardhshëm.

Raporti pretendon se klubet e interesuara do të duhet të plotësojnë një çmim të caktuar prej 60 milionë euro  të vendosur nga drejtori Ivan Gazidis. /Telegrafi/

Exit mobile version