Manchester Unitedi thuhet se i ka ofruar sulmuesit Edinson Cavani një kontratë të majme për të siguruar shërbimet e tij përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Cavani thuhet se është në rrugë për të marrë një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë të raportuar prej 172 mijë funtesh në javë.
Uruguaiani ka tërhequr interes nga Benfica dhe Atletico Madrid të cilët nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për ish-sulmuesin e Paris Saint-Germain.
Megjithëse duket se 33-vjeçari ka arritur marrëveshje me Unitedin i cili është i gatshëm të bëjë një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 9 milion funte apo rreth 10 milionë euro në vit.
Manchester United are in talks with Edinson Cavani agents. He wants a long term deal + more than €10m/season as wages + huge agents fee. Cavani has been offered to #MUFC by days as also to other clubs – Benfica and Atlético deals months ago collapsed because of agents fee. 🔴
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 3, 2020
Por, ku gjendet Cavani në krahasim me bashkëlojtarët e mundshëm te Unitedi sa i përket pagave?
David De Gea aktualisht është lojtari me pagën më të lartë në klub, pasi thuhet se fiton 350 mijë funte në javë apo 19.5 milionë funte në vit.
Paul Pogba është fituesi i dytë më i lartë me një marrëveshje 290 mijë funtesh në javë përpara francezit tjetër Anthony Martial, i cili fiton 250 mijë funte në javë.
Dyshja angleze Marcus Rashford dhe Harry Maguire fitojnë 200 mijë funte, respektivisht 189 mijë funte në javë.
Lojtarët e dalë nga akademia, Scott McTominay dhe Mason Greenëood fitojnë 60 mijë, përkatësisht 40 mijë funte në javë.
Pagat e lojtarëve të Manchester United:
/Telegrafi/