Telegrafi

Blerjet e mëdha të Manchester Cityt në periudhat për të cilat u dënua: Shpenzime në vlerë gati 700 milionë euro

UEFA e ka sanksionuar Manchester Cityt me një dënim dy vjeçar në garat e Evropës dhe një gjobë prej 30 milionë eurove,

Klubi është dënuar për parregullsi në bilancet e saj ekonomike nga viti 2012 deri në vitin 2016.

Në atë periudhë, City harxhoi gati 700 milionë euro në blerje të lojtarëve, ndërsa klubi kishte të hyra më pak se 200 milionë euro.

Lexo po ashtu Manchester City përjashtohet për dy vite nga Liga e Kampionëve dhe është gjobitur me 30 milionë euro

Manchester City ka fituar trofe gjatë kësaj periudhe, duke u imponuar si një prej skuadrave më të forta në Evropë.

ka nxjerrë 15 blerjet më të mëdha të klubit gjatë asaj periudhe.

Matija Nastasic (2012): 15,2 milionë euro

 Claudio Bravo (2016): 18 milionë euro

Nolito (2016): 18 milionë euro

Jesús Navas (2013): 20 milionë euro

Javi García (2012): 20.2 milionë euro

Alvaro Negredo (2013): 25 milionë euro

Stevan Jovetic (2013): 26 milionë euro

Ilkay Gundogan (2016): 27 milionë euro

Wilfried Bony (2014): 32.3 milionë euro

Fernandinho (2014): 40 milionë euro

Nicolas Otamendi (2015): 44.5 milionë euro

Elaquim Mangala (2014): 45 milionë euro

Leroy Sané (2016): 50.5 milionë euro

John Stones (2016): 55,6 milionë euro

Raheem Sterling (2015): 63,7 milionë euro

Kevin De Bruyne (2015): 76 milionë euro

/Telegrafi/