Antoine Griezmann është duke i kaluar javët e fundit si një futbollist i Barcelonës.
Reprezentuesi francez pritet të largohet nga Camp Nou pas një viti e gjysmë si pjesë e Barcelonës.
29-vjeçari nuk po përshtatet me stilin e lojës së katalunasve të cilët duket se e kanë humbur durimin dhe e kajë nxjerrë në shitje.
Barcelona ka nevojë të madhe për të ardhura pasi po kalon nëpër një krizë financiare dhe duket se nga shitja e francezit do të vijë një shumë e konsideruar e parave.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Barça tanimë i ka vendosur Griezmannit një çmim të largimit prej 80 milionë eurove, 40 më pak se që e kishin blerë në verën e vitit 2019 nga Atletico Madrid.
Reprezentuesi francez pëlqehet nga skudra të mëdha evropiane si Arsenal, Chelsea, Manchester United, PSG, Juventus dhe Inter të cilat pritet të bëjnë oferta në janar për të.
Griezmann këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar katër gola e ka bërë dy asistime. /Telegrafi/