Barcelona ka buxhetin më të madh nga klubet evropiane.
Kryetari i bordit të Barcelonës, Oscar Grau, deklaron se “blaugranat” janë fuqia më e madhe financiare e futbollit evropian.
Një të dhënë të tillë të buxheteve të klubeve për sezonin aktual e ka publikuar edhe gazeta e njohur sportive spanjolle, Marca.
Në këtë rast, kryetari i bordit të Barcelonës, Oscar Grau, vuri në dukje se edhe klubet e NBA-së dhe NFL (futbollit amerikan) nuk mund të krahasoheshin me buxhetin e katalanasve.
Megjithatë, duhet të merret parasysh se Barcelona në këtë buxhet ka futur edhe fitimet prej shitjes së 222 milionë eurove të Neymarit, e cila gjë nuk llogaritet prej gazetës Forbes.
Gjithashtu edhe klubet e tjera zakonisht nuk e marrin këtë parasysh dhe nuk e pasqyrojnë si fitim. /Telegrafi/
Lista e klubeve me buxhetin më të madh në futbollin evropian
1. Barcelona – 897 milionë euro
2. Real Madrid – 690.3
3. Manchester United – 655
4. Bayern Munich – 570
5. Manchester City – 548
6. PSG – 540
7. Juventus – 500
8. Chelsea – 472
9. Arsenal – 417
10. Borussia Dortmund – 400
11. Liverpool – 361
12. Atletico Madrid – 343
13. Tottenham Hotspur – 288
14. Milan – 263 milionë euro.