Telegrafi

Asistuesit më të mirë në Ligën Premier deri më tani – De Bruyne bindshëm i pari, ndiqet nga tre bashkëlojtarë

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne është asistuesi më i mirë në Ligën Premier deri më tani këtë sezon, duke ndihmuar plot 15 herë shokët e skuadrës së tij.

Manchester City ka fituar matematikisht titullin kampion për këtë sezon në Ligën Premier dhe njëri nga më meritorët sigurisht se është mesfushori de Bruyne.

De Bruyne deri më tani ka arritur të asistoj plot 15 herë në kampionat duke udhëhequr listën e asistuesve më të mirë në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Formacioni i vitit në Ligën Premier – Dominohet nga pesë lojtarë të Manchester Cityt, aty edhe Salah, Kane dhe për herë të pare edhe Aguero

Pas tij renditet tre bashkëlojtarë nga City, ku Leroy Sane ka 12 asistime, ndërsa David Silva dhe Raheem Sterling në vend të tretë dhe katër me nga 11 sosh.

Lojtarët e Cityt dominojnë listën e asistimeve (Getty Images)

Dele Alli i Tottenham Hotspur dhe Paul Pogba i Manchester Unitedit janë ndjekësit më të afërt të yjeve të Cityt me nga 10 asistime, ndërsa me nga 9 sosh janë Henrikh Mkhitaryan, Mohamed Salah dhe Christian Eriksen.

Ylli gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, i cili njihet për asistimet e shumta gjendet vetëm në vendin e dhjetë me 8 asistime, po aq sa kanë edhe Pascal Gross i Brigtonit, Riyad Mahrez dhe Johann Berg Gudmundsson i Burnleyt.

Në listën e asistuesve më të mirë të sezonit gjendet edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët me nga 6 asistime zënë vendet poshtë 20-shit.

Shaqiri dhe Xhaka kanë bërë po aq asistime sa emra të njohur si Alexis Sanchez, Alavro Morata dhe Sergio Aguero. /Telegrafi/