Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne është asistuesi më i mirë në Ligën Premier deri më tani këtë sezon, duke ndihmuar plot 15 herë shokët e skuadrës së tij.
Manchester City ka fituar matematikisht titullin kampion për këtë sezon në Ligën Premier dhe njëri nga më meritorët sigurisht se është mesfushori de Bruyne.
De Bruyne deri më tani ka arritur të asistoj plot 15 herë në kampionat duke udhëhequr listën e asistuesve më të mirë në Ligën Premier.
Pas tij renditet tre bashkëlojtarë nga City, ku Leroy Sane ka 12 asistime, ndërsa David Silva dhe Raheem Sterling në vend të tretë dhe katër me nga 11 sosh.
Dele Alli i Tottenham Hotspur dhe Paul Pogba i Manchester Unitedit janë ndjekësit më të afërt të yjeve të Cityt me nga 10 asistime, ndërsa me nga 9 sosh janë Henrikh Mkhitaryan, Mohamed Salah dhe Christian Eriksen.
Ylli gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, i cili njihet për asistimet e shumta gjendet vetëm në vendin e dhjetë me 8 asistime, po aq sa kanë edhe Pascal Gross i Brigtonit, Riyad Mahrez dhe Johann Berg Gudmundsson i Burnleyt.
Në listën e asistuesve më të mirë të sezonit gjendet edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët me nga 6 asistime zënë vendet poshtë 20-shit.
Shaqiri dhe Xhaka kanë bërë po aq asistime sa emra të njohur si Alexis Sanchez, Alavro Morata dhe Sergio Aguero. /Telegrafi/