Telegrafi

Asamoah largohet nga Juventusi, pesë skuadra pas tij

Mbrojtësi ganez, Kwadwo Asamoah pritet të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pas lëndimit të pësuar vitin e kaluar, Asamoah kishte humbur vendin e titullarit tek Juventus.

Kjo ka bërë që ganezi të kërkoj largimin nga kampionët e Serie A.

28-vjeçari është duke u kërkuar nga pesë skuadra të njohura evropiane.

Southampton dhe West Ham janë ekipet angleze që e duan atë.

Ndërkohë në Francë Asamoah kërkohet nga Lyon dhe në Turqi nga Galatasaray dhe Trabzonspor.

Juventus është pajtuar ta lë të largohet ganezin mirëpo për një gjë të tillë kërkon 12 milionë euro. /Telegrafi/