Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pafund i cili vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e tij, i cili ka lartësinë prej 2764 metrave.
Nga ana e Maqedonisë mund të udhëtohet deri në fshatrat e Rekës duke udhëtuar nga Gostivari e deri në disa prej këtyre fshatrave siç janë: Nistrovë, Bibaj, Zhuzhnjë, Rimnicë, Grekaj, Tanushaj, Nivisht si dhe në pjesën tjetër të Strazimirit, prej ku organizohen ngjitjet alpinistike çdo vit.
Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe lumit Radika. Korabi është i vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në jugperëndim të maleve të Sharrit.
Korabi, përcjell Telegrafi Maqedoni, është një masiv shumë i thyer malorë dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe gëlqeror të paleozoikut me strukturat në blloqe, si dhe disa shkëmbinj të dëmtuara prej gipsi të “Triasikut Permian”. Në anën perëndimore, mali bie thikë mbi muret shkëmbore.
Ana veriore përbëhet nga shkëmbinj të thepisur. Një lloj i kulmit të dyfishtë është Maja e Korabit I dhe II, që arrin lartësinë 2756 metra dhe është rreth 150 metra në veriperëndim të “Majës së Korabit” brenda territorit shqiptar.
Juglindja, duke pasur pak zona shkëmbore e ndajnë disa livadhe, të cilat arrihen shumë thjesht dhe herë pas here nga barinjtë me kopetë e tyre. Përveç “Majës së Korabit”, ka disa të tjera, pothuajse në të njëjtën kuotë lartësie. Në veri të majave binjake ka një numër të shumtë të majave tjera të paemëruara me kulla shkëmbore.
Disa qindra metra në jug është “Maja e Moravës”, e cila është në 2718 metra lartësi. Majat janë gërryer herë pas here nga tektonika radiale në formën e blloqeve që mund të vërehen në fund të “Luginës Radika” nga pala e Republikës të Maqedonisë. Këto blloqe herë pas here kanë shpatet të pjerrta që arrijnë deri në 500 metra lartësi.
Mali Korab është shtëpi për ujëvara spektakolare në luginën e sipërme të lumit “Përroi i Thellë”. Gjatë kohës së pranverës, ujëvarat arrijnë një lartësi prej mbi 130 metra, e cila i bën ato më të lartat në Maqedoni.
Kufiri shtetëror ndërpret majën më të lartë “Korabi i Madh”. Ngjitja nga pala e Republikës së Maqedonisë përfshin hyrjen në zonën kufitare Maqedoni-Shqipëri, për të cilën është e nevojshme leje e veçantë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, edhe pse njerëzit rregullisht shkelin në Korab edhe pa të.
Mali i Korabit konsiderohet si një nga bukuritë e rralla natyrore që karakterizon malet shqiptare dhe duhet që patjetër të vizitohet që të mund të shikohen vlerat natyrore që posedon ky mal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit