Gjilani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit 19-vjeçar, Fatlind Azizi.
Klubi gjilanas nuk po ndalet së transferuari në këtë afat kalimtar, duke përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin pranveror.
Qëllimi i “Skifterave” është titulli kampion dhe Kupa e Kosovës, kështu që kanë bërë edhe një transferim të madh.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Fatlind Azizi, i cili luan si mesfushor dhe në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrën e të rinjve të Fenerbahces dhe Bursasporit.
Njoftimi pa ndërhyrje i Gjilanit:
ZYRTARE: Azizi i bashkohet SC Gjilanit
SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19 vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.
Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjëve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.
Përvoja e tij në kampionatin e të rinjëve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.
Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat ‘kuqebardh’ këtë edicion.
/Telegrafi/