Site icon Telegrafi

‘Zonja e Vjetër’ rivalizon të gjithë për Badeljin

Juventusi janë futur gjithashtu garës për shërbimet e mesfushorit të Fiorentinas, Milan Badelj, duke hapur një ‘luftë’ ofertash me Milanin, Interin, Atletico Madridin dhe Chelsean.

Reprezentuesi i Kroacisë ka deklaruar se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij në Firence, kështu që mund të largohet në janar ose në fund të sezonit.

Agjenti i tij ka konfirmuar se Milani janë opsioni më i preferuar për shkak të pranisë së ish-trajnerit të tij te Fiorentina, Vincenzo Montella, por mund të jenë edhe opsionet tjera joshëse.

Lexo po ashtu Gjiganti spanjoll i bashkohet garës për Badeljin

Sipas Calciomercato.it, tani edhe Juventusi janë bashkuar garës për shërbimet e tij dhe janë afruar me Fiorentinan për të pyetur në lidhje me disponibilitetin e tij.

Bianconerët kanë nevojë për një përforcim në mesfushë pasi Zeniti nuk duken të gatshëm për lirimin e Axel Witsel gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe nëse do ta humbin atë si një agjent i lirë verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version