Telegrafi

Zidane e preferon Sanchezin para Icardit

Largimi në janar shihet në horizont

Real Madridi është i gatshëm që të bëjë ofertë për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Edhe pse kapiteni i Interi, Mauro Icardi, mbetet prioriteti numër një i klubit për janar, sipas asaj që shkruan  Okdiario, Alexis Sanchez është ai që pëlqehet më shumë në kohën e fundit.

Për ta marr Icardin në janar, Reali duhet të paguajë nga 90 deri 100 milionë euro.

Në anën tjetër Alexis do të kushtonte më lirë, diku deri në 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Tashmë dihen 16 skuadrat e kualifikuara, kush me kë mund të takohet në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve

Edhe trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ka treguar preferencën e tij, që në këtë kohë është Alexis, para yllit të Interit, Icardi.

Për Alexisin ka oferta edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas.

Në anën tjetër edhe Mauro Icardi edhe Alexis Sanchez kanë qenë pjesë të Barcelonës në të shkuarën. /Telegrafi/