Site icon Telegrafi

‘Zgjidh e merr’ – Manchester City hedh në tavolinë pesë emra të njohur për Harry Kane

Manchester City ka ofruar në dispozicion të Tottenhamit pesë lojtarë në bisedime për Harry Kane.

Daily Express shkruan se City ka ofruar 100 milionë funte disa javë më parë, por që ishte refuzuar nga londinezët.

Presidenti Daniel Levy thjesht nuk dëshiron të shesë me çdo kusht lojtarin dhe do të vazhdojë të kërkojë qëndrimin e tij.

Mediumi tjetër Athletic shkuan se për Tottenham, Manchester City ka propozuar lojtarë si Gabriel Jesus, Bernardo Silva, Raheem Sterling, Aymeric Laporte dhe Riyad Mahrez duke i dërguar bisedimet në nivel tjetër.

Padyshim, të gjithë nuk do të përfshiheshin në marrëveshje, por Tottenhamit iu ka dhënë mundësia që flasin nëse kanë interesim për të marrë ndonjë nga këta pesë lojtarë.

Por, Tottenham vazhdon të rezistojë pasi që nuk dëshiron ta humbas yllit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version