Telegrafi

Zbulohet “Ekipi i Vitit” 2022 në Ligën Premier, formacion i mbushur me befasi

Faqja e njohur e statistikave WhoScored ka emëruar ekipin më të mirë për vitin 2012, ku pjesë e tij janë edhe Virgil Van Dijk dhe Heung-min Son.

Van Dijk i Liverpoolit dhe Son i Tottenham Hotspur janë pjesë e ‘Ekipit të Vitit’ të Ligës Premier  për vitin 2022.

Të dy yjet e lartpërmendur kanë luftuar për formën këtë sezon, por paraqitjet e tyre sezonin e kaluar i shohin që të zënë vend në ‘Ekipin e Vitit’ në Ligën Premier nga faqja e njohur WhoScored.

Mbrojtësi holandez ishte njëri nga më të mirët e Reds në sezonin e fundit, ku përfunduan në pozitën e dytë sezonin e kaluar.

Sa i përket Son, ai ndau Këpucën e Artë me Mohamed Salah pasi shënoi plotë 23 gola deri në fund të sezonit 2021/22.

Partneri i Van Dijk, Joel Matip, gjithashtu gjendet në 11-she, ndërsa partneri i Son, Harry Kane kryeson sulmin, së bashku me Erling Haaland, i cili ka shënuar 21 gola në ligë në vetëm 15 ndeshje.

Bernd Leno, i cili ka prodhuar paraqitje heroike për Fulham këtë sezon, është njeriu mes shtyllave, pasi ka mbajtur katër herë portën e paprekur dhe ka bërë 62 pritje këtë sezon.

Kieran Trippier i Newcastle United zë pozicionin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Joao Cancelo i Manchester City plotëson katërshen e mbrojtjes.

Ylli i Leicester Cityt, James Maddison dhe dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Rodri i bashkohen Sonit në mesfushë për të formuar një formacion më të vërtetë të fortë.

Formacioni i WhoScored është bazuar në 15 e më shumë paraqitje të secilit lojtarë gjatë gjithë vitit kalendarik.

“Ekipi i Vitit” 2022 i WhoScored në Ligën Premier:

/Telegrafi/