Një analizë e faturave të pagave të 20 skuadrave të Serie A zbuloi se shpenzuesit më të lartë ishin Juventusi, Interi dhe Roma, duke shpenzuar mbi 210 milionë euro së bashku.
Mediumi Tuttomercatoweb analizoi shpenzimet për pagat e të gjitha klubeve në ligën elitare italiane këtë sezon, duke treguar boshllëqet e mëdha midis klubeve në krye dhe në fund të tabelës së ligës.
Juventusi është shpenzuesi më i lartë, duke paguar 74.1 milionë euro neto këtë sezon për pagat, që është pak më shumë se 71.7 milionë euro të Interit nw vendin e dytë.
Në fund të podiumit është Roma, e cila është fokusuar kryesisht në transferimet e lira në vitet e fundit dhe do të paguajë 68.6 milionë euro paga këtë sezon.
Fituesi i Scudettos sezonin e kaluar, Napoli është i gjashti në renditje me një faturë pagash prej 44.4 milionë euro nw vit, por kjo ka të ngjarë të rritet në muajt e ardhshëm për shkak të kontratave të reja që do t’i ofrohen Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Shpenzuesit më të ulët në Serie A janë Lecce me 9.8 milionë euro për paga nw sezon dhe Frosinone me 11.5 milionë euro.
Juventus ancora prima, l’Inter si sta avvicinando: la classifica dei monte ingaggi di Serie A https://t.co/jLsNzvKyvU
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) November 22, 2023
Shpenzimet neto të klubeve të Serie A për paga
Juventus – 74.1 milionë euro
Inter – 71.7 milionë euro
Roma – 68.6 milionë euro
Milan – 60.2 milionë euro
Lazio – 44.7 milionë euro
Napoli – 44.4 milionë euro
Fiorentina – 37.5 milionë euro
Atalanta – 29.3 milionë euro
Torino – 24.7 milionë euro
Genoa – 21.9 milionë euro
Sassuolo – 20.9 milionë euro
Udinese – 19.6 milionë euro
Bologna – 19.3 milionë euro
Cagliari – 19.2 milionë euro
Salernitana – 18,4 milionë euro
Monza – 18,1 milionë euro
Empoli – 16.8 milionë euro
Hellas Verona – 15.4 milionë euro
Frosinone – 11.5 milionë euro
Lecce – 9.8 milionë euro
/Telegrafi/