Telegrafi

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

Kompanitë e basteve dhe të statistikave kanë filluar me kuotat rreth fituesve të mundshëm të Topit të Artë për vitin e ardhshëm, 2024.

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë, pas suksesit të madh me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Megjithatë, tani ka filluar të flitet për fituesin e ardhshëm dhe sigurisht që emrat nuk janë aspak befasues marrë parasysh edhe formën që po e tregojnë në këtë fillim sezoni.

Lexo po ashtu Zbulohen votat e plota për Topin e Artë nga çdo vend, gjashtë shtete nuk votuan fare për Messin

Sipas kompanisë BetFred, ylli i Real Madridit, Jude Bellingham konsiderohet si favorit për të fituar Topin e Artë të vitit 2024.

Anglezi tashmë ka një avantazh ndaj Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, rivalët e tij më të afërt për momentin.

Mesfushori anglez pati një fillim përrallor në sezonin e tij të parë me Real Madridin, duke shënuar 15 dhe duke asistuar 4 gola në vetëm 17 paraqitje.

Bellingham shihet si favorit për Topin e Artë 2024

Është interesante se Messi është renditur mjaft lart pavarësisht lëvizjes së tij në MLS. Kush e di se ku do të jetë nëse e fiton atë së bashku me Copa America 2024.

Në top dhjetë gjenden edhe yje tjerë si Harry Kane, Rodri, Kevin de Bruyne, Mohamed Salah, Jamal Musiala dhe Julian Alvarez.

Përveç Ligës së Kampionëve, Euro 2024 dhe Copa America do të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në votimin e Topit të Artë vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu UEFA heq dorë nga çmimet e tyre, bashkon forcat me France Football për të ndarë së bashku Topin e Artë

Top 10 aktualisht sipas BetFred

1.Jude Bellingham – 3/1

2.Kylian Mbappe – 4/1

3.Erling Haaland – 5/1

4.Harry Kane – 6/1

5.Lionel Messi – 10/1

5.Rodri – 10/1

7.Kevin De Bruyne – 20/1

8.Mohamed Salah – 25/1

8.Jamal Musiala – 25/1

10.Julian Alvarez – 33/1

/Telegrafi/