Telegrafi

Zbulohen fjalët që Bellingham i tha për Messin para se argjentinasi ta fitonte Topin e Artë

Jude Bellingham është një nga futbollistët më të mirë në botë për momentin.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer në këtë fillim edicion me Real Madridin, duke shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e para.

Shumë nga njohësit e futbollit mendojnë se Bellingham do të jetë në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë vitin e ardhshëm.

Megjithatë për këtë vit, anglezi ka thënë se Messi e ka merituar ta fitonte Topin e Artë.

Lexo po ashtu “Kopa Trophy” për lojtarin më të mirë të ri shkon për Jude Bellingham

Para se të ndahej çmimi i madh, Bellingham tha se është viti i Kupës së Botës dhe se Messi e meritonte këtë çmim.

“Është viti i Kupës së Botës dhe Messi pati një Botëror fantastik. Ai e meriton Topin e Artë”, deklaroi Bellingham në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris.

Lexo po ashtu Jamal Musiala i dërgon një video-mesazh të përzemërt Bellinghamit pasi fitoi trofeun Kopa

Messi fitoi Topin e Artë, derisa mesfushori anglez i Real Madridit fitoi ‘Kopa Trophy’ apo si lojtari i ri më i mirë i vitit.

Kujtojmë që Bellingham është një adhurues i madh i Messit dhe anglezi i feston golat si ylli argjentinas kohë më parë. /Telegrafi/