Telegrafi

Yjet urojnë festën e Kurban Bajramit (Foto)

Festa e Kurban Bajramit, është festuar sot (e premte) nga myslimanët në mbarë botën.

Me shpresën për paqe dhe solidaritet, të gjithë kanë gjetur kohën e duhur për t’i uruar njëri-tjetrit më të mirat e mundshme në këtë festë të bekuar.

Lexo po ashtu Kurban Bajrami në botë - Pelegrinët e Haxhit “gjuajnë djallin me gurë” (Video)

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë prej fytyrave publike në vend, të cilët kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale me urime të përzemërta për ata që i ndjekin.

Këngëtarja Yllka Kuqi zgjodhi të bëjë një urime përmes një fotografia familjare, gjersa Fjolla Morina dhe Adelina Tahiri përshëndetën fansat e saj me një urim të përzemërt nga Stambolli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Modelet e njohura Agnesa Vuthaj e Aurela Hoxha gjithashtu uruan ndjekësit e tyre, teksa nuk munguan edhe përshëndetjet tjera nga emrat e njohur të skenës si: Ledri Vula, Capital T, Blero etj.

Në vazhdim, mund të ndiqni disa prej urimeve të yjeve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit. /Telegrafi/