Sot (e diel) në orën 5;00 të mëngjesit është zhvilluar dueli historik i boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor në Las Vegas.
Dyshja morën vëmendjen e gjithë globit, teksa triumfues nga ky duel doli Floyd Mayweather, i cili e ka mposhtur Conor McGregor në kategorinë e lehtë, duke mbyllur karrierën si i pamposhtur
Boksieri amerikan, Floyd Mayweather e ka fituar të ashtuquajturin meçin e shekullit kundër irlandezit Conor McGregor pas 10 raundeve, me ndërprerje të luftës nga gjyqtari.
Ky duel ka zgjuar interesim të madh edhe tek shqiptarët, shumica prej të cilëve nuk kanë hezituar që të zgjohen herët në mëngjes për ta parë këtë ndeshje boksi.
Njëlloj kanë bërë edhe shumë prej emrave të njohur të Estradës Shqiptare, të cilët përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, kanë shpalosur emocionet e tyre gjatë shikimit të këtij dueli.
Nga postimet e tyre, vërehet që shumica nga ta kanë qenë të kënaqur me fitoren e Floyd Mayweather.
Këngëtarët Young Zerka, Yll Limani e Korab Shaqiri janë ata të cilët kanë mbështetur Mauweather që nga fillimi, teksa reperi Stresi ishte në mbështetje të McGregor. Ndërkohë Elinel ka qenë kritikues i komentimit të ndeshjes që është bërë në kanalet shqip. /Telegrafi/