Site icon Telegrafi

Xavi përmend klubet e mëdha angleze që do të dëshironte t’i drejtojë, por e lë jashtë liste Liverpoolin

Xavi (Foto: Barrington Coombs/Getty Images/Guliver)

Xavi Hernandez i ka përmendur emrat e pesë skuadrave të Ligës Premier të cilat do të dëshironte t’i drejtojë një ditë, por ka shkaktuar debat meqenëse nuk e ka përmendur Liverpoolin.

Legjenda spanjolle e futbollit, i cili aktualisht është trajner i klubit nga Katari, Al Sadd, është lidhur me postin e trajnerit të Barcelonës në muajt e fundit.

Ndërkaq, kur është e pyetur se a do t’i pëlqente ta drejtojë ndonjë skuadër angleze, ai është shprehur entuziast duke theksuar se duhej të ishte një klub i madh.

(Foto: Neville Hopwood/Getty Images for Qatar 2022/Guliver)

“Natyrisht nëse do të më jepej mundësia të zgjedhja, do t zgjedhja një klub të madh, City ose Unitedi, Chelsea, Arsenali ose Tottenhami”.

“Në të njëjtë kohë (Jurgen) Klopp dhe (Mauricio) Pochettino dhe Unai Emery, she shumëkush që ka qenë atje veçmë po bëjnë punë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar ish-mesfushori për Sky Sports.

Xavi nuk ka harruar ta lavdërojë ish-trajnerin e tij te Barca, Pep Guardiola, i cili aktualisht e drejton Manchester Cityn.

Xavi dhe Pep Guardiola (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

“Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, ndërsa unë jam vetëm një fillestar. Krahasimet janë bërë si lojtarë, por tash nuk mund të krahasohemi. Unë jam i dashuruar me futbollin e Pep Guardiolas”, ka shtuar kampioni i botës.

Lexo po ashtu Rezultatet e sondazhit të Marca: Tifozët e Barcelonës duan president dhe trajner të ri, si dhe vetëm shtatë lojtarë të mbesin në klub

Xavi është njeriu që tifozët e Barcelonës e duan në krye të skuadrës, mirëpo ai ka thënë se nuk do të kthehet në Camp Nou nën regjimin e tanishëm të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version