Transferimi i ri i Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka, u bë mbrojtësi i gjashtë më i shtrenjtë në botë pas kalimit të tij nga Crystal Palace.
Djajtë e Kuq e kanë pasur 21-vjeçarin e Palacet si njërin nga objektivat e tyre kryesor të verës dhe më në fund kanë mbyllur transferimin prej 50 milionë funtesh sot (e shtunë).
Ish-ylli i Crystal Palace ka ndjekur në të njëjtat hapat si Benjamin Mendy dhe Aymeric Laporte duke u bërë një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në botë.
Wan-Bissaka gjithashtu ka barazuar çmimin e lojtarit më të shtrenjtë anglez në histori së bashku me Kyle Walker, i cili u ble për 50 milionë funte nga Manchester City në vitin 2017.
Mbrojtësi i Liverpoolit Virgil van Dijk, 27 vjeç, mbetet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë pas transferimit të tij prej 75 milionë funte nga Southampton në 2018.
I vetmi mbrojtës që është në listën e më të shtrenjtëve dhe nuk është nga Liga Premier është francezi i Bayern Munich, Lucas Hernandez, i cili i kushtoi Bavarezëve 70 milionë funte.
Më poshtë janë gjashtë mbrojtësit më të shtrenjtë në botë.
Virgil van Dijk (Liverpool): 75 milionë funte
Lucas Hernandez (Bayern Munich): 70 milionë funte
Aymeric Laporte (Manchester City): 57 milionë funte
Benjamin Mendy (Manchester City): 52 milionë funte
Kyle Walker (Manchester City): 50 milionë funte
Aaron Wan-Bissaka (Manchester United): 50 milionë funte
/Telegrafi/
Most expensive transfer deals in world football history for defenders:
🇳🇱 Virgil van Dijk (£75m)
🇫🇷 Lucas Hernandez (£70m)
🇫🇷 Aymeric Laporte (£57m)
🇫🇷 Benjamin Mendy (£52m)
🏴 Kyle Walker (£50m)
🏴 Aaron Wan-Bissaka (£50m)The World has it's sixth £50m+ defender. pic.twitter.com/9iZU0kTJXj
— Squawka (@Squawka) June 29, 2019