Site icon Telegrafi

Vlera e ‘Dream Team’ është 1.1 miliard euro: Guardiola trajner, mesfusha e jashtëzakonshme, sulmi bombastik

GiveMeSport përpiloi ekipin më të mirë në botë, ku trajner është zgjedhur Pep Guardiola, krejtësisht logjikisht dhe e gjithë skuadra vlen 1.1 miliard euro sipas Transfermarkt.

Në portë është portieri i Realit Madridit, Thibaut Courtois, pa asnjë dyshim portieri më i mirë në botë për dy vitet e fundit.

Në vijën e pasme të formacionit 4-3-3 në krah janë Achraf Hakimi dhe Alphonso Davies.

Të dy luajtën në Kupën e Botës për ekipet e tyre kombëtare, ku Hakimi arriti në gjysmëfinale me Marokun.

Ruben Dias dhe Josko Gvardiol, janë dy mborjtësit e qendrës dhe shumë shpejt mund të luajnë në një ekip.

Mesfushori më i mirë u zgjodh Jude Bellingham, i cili kaloi këtë verë nga Dortmundi te Real Madrid për 103 milionë euro.

Përfaqësuesi anglez shënoi 14 gola dhe shtatë asistime në 42 paraqitje për Borussia sezonin e kaluar dhe atij i bashkohet edhe Rodri, me vlerë 90 milionë euro, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të Man Cityt sezonin e kaluar.

Para tyre është Kevin De Bruyne, dhe sulmi vrasës kap vlerën e gati 500 milionë eurove.

Në krahun e majtë pritet Kylian Mbappe, që fiton garën me Vinicius Junior.

Djathtas fiton vend Bukayo Saka (15 gola dhe 11 asistime) dhe në krye është Erling Haaland, i cili shënoi 52 gola dhe nëntë asistime në 53 paraqitje për Man Cityn sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version