Site icon Telegrafi

Viktimat e huaja në Izrael dhe Gaza – listës i prijnë amerikanët

Sulmi i javës së kaluar nga Hamasi në Izrael la më shumë se 1300 të vdekur.

Agjencia e lajmeve AFP ka përpiluar një listë me më shumë se 100 të huaj të cilët janë konfirmuar të vdekur, të zhdukur ose të marrë peng, bazuar në informacionet nga autoritetet e tyre kombëtare.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Shumë të tjerë janë të pagjetur, sipas televizionit publik britanik, BBC.

Lista:

SHBA: 27 të vdekur
Tajlanda: 24 të vdekur
Franca: 15 të vdekur
Nepali: 10 të vdekur
Argjentina: Shtatë të vdekur
Ukraina: Shtatë të vdekur
Rusia: Katër të vdekur
Britania e Madhe: Katër të vdekur
Kili: Katër të vdekur
Austria: Tre të vdekur
Bjellorusia: Tre të vdekur
Kanada: Tre të vdekur
Kina: Tre të vdekur
Filipinet: Tre të vdekur
Brazili: Tre të vdekur
Peru: Dy të vdekur
Rumania: Dy të vdekur
Australia, Azerbajxhani, Kamboxhia, Irlanda, Portugalia, Spanja, Zvicra, Kolumbia, Paraguai: Një i vdekur
Gjermania, Meksika: Disa pengje
Italia, Paraguai, Sri Lanka, Tanzania: Disa të zhdukur. /Telegrafi/

Exit mobile version