Telegrafi

Vetëm dy portierë në botë i kanë pritur penalltitë Ronaldos dhe Messit, a e dini kush janë ata?

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar 15 vitet e fundit të futbollit evropian dhe botëror dhe janë bërë të njohur shkaku i trofeve të shumtë, por edhe golave dhe asistime. Portugezi dhe argjentinasi gjithashtu njihen edhe si goditës të penalltive.

Mirëpo, janë edhe dy portierë që kanë pritur penalltinë si të magjistarit argjentinas, ashtu edhe të magjistarit portugez.

Portugezi Cristiano Ronaldo humbi një penallti në ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Sllovenisë në Gjermani.

Portieri i Sllovenisë, Jan Oblak, për herë të parë në karrierën e tij, ndaloi nga 11-të metra një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe kështu shpëtoi kombëtaren e tij, e cila më pas u mposht pas penalltive.

Oblak është një nga portierët që ndaloi Messin dhe Ronaldon nga pika e bardhë, ndërsa tjetri është Diego Alves, ish-portieri i Valencias.

Messi goditi 24 nga 29 penallti për kombëtaren, ndërsa Ronaldo 20 nga 28 goditjet e penalltisë.

Oblak priti penalltinë e Messit në çerekfinalen e Kupës së Mbretit në vitin 2015, ndërsa ndaloi edhe Ronaldon nga pika e bardhë për herë të parë në fazën e 1/8-tës në Euros 2024.

Nga ana tjetër, Alves i priti mjeshtrit portugez tre nga katër penallti, ndërsa Messit i priti një penallti në vitin 2012. /Telegrafi/