Ngjarja kryesore e modës, MET GALA, njihet si një ndër mbrëmjet ku yjet botërore sfidohen me veshje të guximshme.
Mbrëmja e cila është edhe bamirëse, ku një biletë kushton hiq më pak se 30 mijë dollarë, njihet edhe parakalimet e yjeve botërore me fustane të ndryshme.
Kësaj here për temë e kishte “Camp: Shënime të modës” dhe rezultoi sërish me paraqitje që na çuditën yjet në tepihun e kuq në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York.
Kim Kardashian, Dua Lipa, Lady Gaga dhe Katy Perry ishin në mesin e atyre që lanë gjurmë në këtë mbrëmje.
Ndryshe, Gaga u paraqit me katër veshje të ndryshme për dallim prej yjeve të tjerë që kishin përzgjedhur vetëm një sosh. /Telegrafi/