Pjesa më e madhe e shteteve të Evropës e dënojnë me burgim shpifjen.
Instituti Ndërkombëtar i Medias (International Press Institute), rrjet prestigjioz ndërkombëtar mediatik për lirinë e medias, jep një pasqyrë të të gjitha vendeve që e dënojnë shpifjen me burgim.
Më poshtë renditen vendet evropiane që e dënojnë shpifjen me burg:
Gjermania, Holanda, Belgjika, Austria, Spanja, Italia, Suedia, Danimarka, Finlanda, Portugalia, Greqia, Islanda, Turqia, Polonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Vendet që nuk e dënojnë me burg shpifjen janë:
Franca, Bullgaria, Kroacia dhe Serbia. /atsh/