Fansat e Ligës së Kampionëve i dinë 12 nga 16 skuadrat që kanë kaluar në fazën tjetër, ndërsa të mërkurën do të kompletohet 16 më të mirat e Evropës.
Manchester United, Paris Saint-Germain, Roma, Barcelona, Manchester City, Besiktas dhe Tottenham janë konfirmuar si koka grupi. E fundit do të vendohet mes Liverpoolit dhe Spartak Moskës.
Vendin e dytë e kanë siguruar Baseli, Bayern Munich, Chelsea, Juventus dhe Real Madridi.
Tre skuadrat që janë më afër kualifikimit janë Sevilla, pastaj Shakhtar që duhet të barazojë me Manchester Cityn dhe Porto që i duhet një pikë më Monacon.
Nëse Liverpool e siguron vendin e parë, do të luajë me: PSG, Barcelona ose Besiktas.
Barcelona ka gjasa të luajë me Chelsean e Antonio Contes, ndërsa mundësi mbetet edhe Bayern munich.
Real Madrid rrezikon të përballet me PSG-në, Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Liverpoolin ose Romën.
Sevilla nuk e ka konfirmuar ende pozitën, por nëse e mbyll si lider mund të luajë me Chelsean ose Juventus.
Shorti i 16 më të mirave mbahen të hënë me 11 dhjetor. /Telegrafi/